Zbardhet detaje të reja për ngjarjen ndodhur ne Malësi të Madhe, ku dy të rinjtë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj u gjetën të vrarë, ndërsa prej pesë ditësh rezultonin të zhdukur.
Danjel Pepaj është i dyshuari kryesor për vrasjen e të rinjve, ndërsa mendohet se gjithçka ka nisur për shkak të parcelave të kanabisit.
Burime nga grupi hetimor, por edhe nga të afërm të Danjel Pepajt bëjnë të ditur për gazetarin Simon Shkreli se ky i fundit ka pasur si qëllim të vrasë Vilson Cutaj. Dyshohet se Danjel Pepaj e ka qëlluar Cutajn disa herë, ndërsa Klement Pepajn e ka qëlluar nga frika, për te cilin fillimisht ka menduar se e ka plagosur.
Burimet thonë për gazetarin se Danjel Pepaj fillimisht ka shtënë ndaj Vilson Cutaj i cili ka plumba në trup, ndërsa Klement Pepajn e ka qëlluar pas shpine. Sipas dëshmitarëve te dy viktimat ishin të bërë shoshë nga plumbat.
LEXO EDHE: “Ishin masakruar”! Flet dëshmitari në Malësinë e Madhe: Dy të rinjtë shoshë nga plumbat
Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj u gjetën të pajetë mesditën e sotme në një zonë të pyllëzuar të Rrencit, që ndodhet rreth 3 orë në këmbë nga fshati Vrith, në Malësi të Madhe. Dy trupat u gjetën disa metra larg njëri-tjetrit të ekzekutuar me kallashnikov. g.v/abcnews.al