Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dimri si armë lufte, strategjia e Rusisë kundër Ukrainës

schedule07:27 - 20 Janar, 2026

schedule 07:27 - 20 Janar, 2026

Energji elektrike disa orë në ditë, në rastin më të mirë. Banesa pa ngrohje për ditë të tëra. Gjeneratorë që punojnë mbi trotuaret e mbuluara me borë. Reduktime të furnizimit me ujë. Temperaturat më të ulëta ndër vite.

Durimi po shteron, nervozizmi po rritet dhe Kievi po ngrin përderisa ukrainasit përpiqen t’i përballojnë sulmet e pandërprera ruse që kanë shkatërruar pjesë të mëdha të infrastrukturës energjetike të vendit. Një javë pas një breshërie të madhe ruse më 9 janar, shumë shtëpi në kryeqytetin ukrainas, Kiev, kanë mbetur pa ngrohje apo shërbime të tjera.

Përderisa bombardimet e Rusisë ndaj caqeve të energjisë civile dhe ngrohjes nuk janë një strategji e re, breshëria këtë dimër duket më e pandalshme dhe më shkatërruese sesa vitet e kaluara.



“Është 15 gradë Celsius në banesën time”, tha një grua teksa po ecte në një rrugë të Kievit, jo larg ndërtesës ku banon.

“Unë vishem trash dhe i them [kryetarit të Kievit, Vitali] Klitschko që të shpejtojë. Sigurisht, unë vetë nuk mund të nxitojë për shkak të moshës. Unë pi shumë çaja të nxehtë”.

“Është turp që nuk ishim më të përgatitur për këtë”, tha ajo në një intervistë për Current Time.

Një burrë tjetër, që ecte ngadalë nëpër qendrën e Kievit, tha se shtëpia e tij është pa ngrohje që tre ditë, gjatë të cilave gruaja e tij ka ndezur shporetin me gaz për t’u ngrohur. “Shyqyr Zotit që kemi gaz”.

Ukrainasit janë të lodhur nga pothuajse katër vjet të luftës së plotë që Rusia nisi kundër shtetit të tyre. Për shumë, morali është pësuar ulje-ngritje, teksa fati i ushtrisë ukrainase në fushëbetejë ka ndryshuar vazhdimisht./ata/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!