Ministri i Jashtëm i Maqedonisë gjatë vizitës së tij në Prishtinë theksoi se dy vendet i pret një e ardhme historike. Ndërsa homologu i tij, Behgjet Pacolli, tha se Maqedonia mbetet vend mik. Dy minisitrat njoftuan se po punojnë për heqjen e tarifave doganore.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, gjatë vizitës në Kosovë është takuar me homologun e tij, Behgjet Pacolli. Ata kanë biseduar për një sërë çështjesh dhe më pas dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij, ministri i Jashtëm i Kosovës tha se Maqedonia është shtet mik i Kosovës.
Behgjet Pacolli: “Kam nderin që jam këtu me homologun tim. Ai në emër të institucionit që përfaqëson ka ndihmuar Kosovën në çdo takim. Ne me Maqedoninë kemi një traditë të marrëdhënieve të mira reciproke dhe kemi numrin më të madh të marrëveshjeve të nënshkruara. Kosova është mik i natyrshëm i Maqedonisë dhe kështu do të vazhdojnë marrëdhëniet dypalëshe”.
Ndër të tjera, Pacolli tha se problemi me taksën doganore do të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërsa Dimitrov përgëzoi kosovarët për liberalizimin e vizave.
Nikolla Dimitrov: “Ne si qeveri jemi te bindur se nëse nuk kemi fqinjë më të mire dhe s’mund të jemi as vet kaq të mirë. Çdo lajm i mirë për Kosovën është lajm i mirë edhe për Maqedoninë. Ne na pret një moment historik. Jam i bindur se do ta marrim këtë politikë të re në Ballkan sepse në kuadër te procesit të Berlinit do të punojmë në lidhje me masat ekonomike dhe barrierat tregtare dhe kjo është e vetmja mënyrë për mbrojtjen e prodhuesve vendos dhe të huaj”.
Ndërkohë, ndër të tjera dy ministrat diskutuan edhe për thellimin e bashkëpuminit mes Kosovës dhe Maqedonisë./abcnews.al