Dimitrov – Kocias sot në Ohër, një raund i ri bisedimesh për emrin Në Ohër do të zhvillohet sot një raund i ri bisedimesh për emrin midis ministrave të jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias. Ata theksuan dje para takimit të sotëm se presin përparim pozitiv në bisedime në drejtim të afrimit të pozicioneve. “Shpreosj në progres dhe mendoj se sjella e Greqisë dhe Maqedonisë në raport me procesin sinjalizon se jemi në një fazë delikate dhe të fokusuar kryesisht në këto bisedime. Shpresoj se do të na ndihmojë ky raund në Ohër”, theksoi ministri Dimitrov, i cili pas takimit do të ketë një konferencë të përbashkët me ministrin Kotzias.(INA)