“Dimër” i vonuar, fshatrat e Dajtit zbardhen nga bora

schedule13:08 - 24 Mars, 2020

schedule 13:08 - 24 Mars, 2020

Moti i ngrohtë në fillim të marsit na krijoi përshtypjen se kishte ardhur zyrtarisht pranvera në vendin tonë. Por, fillimi i kësaj jave solli edhe një ulje të ndjeshme të temperaturave dhe duket sikur dimri është sërish këtu.

Me uljen e temperaturave, nuk kanë munguar as reshjet e borës në zona të ndryshme të vendit përfshirë këtu edhe fshatrat e Dajtit. Mëngjesin e kësaj të marte një re e bardhë dhe e dendur e kishte mbuluar malin dhe tashmë ai është zbardhur nga bora.

Pamje të një dimri të vonuar mund të shihen nga foto të bëra në fshatrat si Zallbastari dhe zona të tjera pranë Dajtit. Në disa momente, që zgjatën pak, një borë e lehtë ra dhe në kryeqytet.

Sipas MeteoAlb, moti i ftohtë me reshje të pakta do të na shoqërojë gjatë gjithë javës. /abcnews.al/