Edhe pse anijet turke janë tërhequr në bazë, qeveria turke mbetet e prerë në qendrimin ndaj Greqisë në lidhje me Zonën Ekskluzive Ekonomike të ishullit Kastelorizo.
Përmes një postimi në Twitter, këshilltar i Presidentit Erdogan, Ibrahim Kalin theksoi se Greqia dhe BE nuk duhe të humbin shansin e negociatave me Turqinë, shkruan abcnews.al.
Sipas mediave turke, Kalin deklaroi se Turqia është në pozicionin që të kushtëzojë palët përmes forcës dhe diplomacisë dhe Greqia apo BE duhet ta dinë këtë.
Lexo edhe: Ministri turk nxjerr hartën: Kjo i tronditi të gjithë, s’ka paqe për Greqinë nëse nuk ndryshon
“Turqia me Presidentin Erdogan është në pozicionin që të mbrojë interesat e saj si me forcë ashtu edhe me diplomaci. As BE dhe as Greqia nuk duhet të humbasin shansin e negociatave”, shkruan Kalin në Twitter.
Turqia tërhoqi anijen “Oruç Reis” në bazë një ditë më parë duke theksuar se ajo do t’i nënshtrohet një verifikimi teknik, ndërsa qeveria konfirmoi se kështu do t’i jepet një shans edhe negociatave. /abcnews.al