“Dilni armenë, ku jeni?”: Turqit mësyjnë lagjen në Lion, policia në alarm

schedule14:40 - 29 Tetor, 2020

schedule 14:40 - 29 Tetor, 2020

Më shumë se 150 turq dolën mbrëmë në rrugët e Lionit duke protestuar kundër qeverisë franceze, ndërkohë që hodhën slogane të forta ndaj armenëve.

Grupi i madh i tyre, kryesisht djem të rinj, parakaluan rrugëve të qytetit me flamuj turq duke thirrur “Armëne dilni, ku jeni?”, ndërsa nuk munguan fyerjet me karakter rracor ndaj tyre.

Policia e qytetit u vu në alarm duke u angazhuar për shmangien e përplasjeve mes tyre dhe armenëve, ndërsa protesta e turqve u ndoq hap pas hapi nga forcat e rendit.

Ngjarja ndodhi pas akuzave të ndërsjellta mes presidentëve Erdogan dhe Macron në lidhje me tensionin në Egje, luftën në Nagorni Karabakh si edhe tensionet në lidhje me karikaturat e Profetit Muhamed. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!