Dilemë për studimet universitare? Universiteti Mesdhetar alternativa e duhur për maturantët

schedule13:20 - 27 Korrik, 2022

schedule 13:20 - 27 Korrik, 2022

Pedagogia Eriola Hoxha ka treguar të gjitha risitë që ka sjellë Universiteti Mesdhetar i Shqipërinë për studentët e rinj.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka theksuar se këtë vit është shtuar Fakulteti i Informatikës me të gjitha nivelet, nga bachelor, master dhe deri te doktoratura.

Përsa i takon risive që Universiteti do të sjellë për të gjithë studentët këtë vit të ri akademik, janë plot 3 mijë e 500 studentë, 44 programe studimi, një staf akademik shumë e specializuar me një nivel të lartë intelektual kryesisht të kërkimit shkencor.

Por çfarë sjellë ky universitet për të gjithë maturantët këtë vit të ri akademik? Konkretisht, universiteti vjen me një ofertë të re akademike për vitin 2022-2023 dhe për herë të parë duke u ristrukturuar dhe duke u riorganizuar hapet Fakulteti i Informatikës. Ka qenë Informatika e Biznesit, por tani është ende më i plotësuar duke i përshtatur dhe nevojave të tregut. Jemi në shekullin e 21, ku zhvillimi i teknologjisë po përparon dhe idetë inovatore të studentëve janë shumë të zhvilluara. Pikërisht për këtë arsye, standardet e larta që ka Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë duke i përgatitur të gjithë studentët e vetë në çdo nivel, masterin shkencor, masterin profesional, bachelorin. Duke shërbyer në fakt për shkëmbime eksperiencash të mirëfillta për sa i takon këtyre risive, përshtatje të mirëintegruar në tregun e punës”, tha Hoxha.

Më tej, ajo bëri të ditur se në Universitetin Mesdhetar mund të regjistrohen të gjithë maturantët që kanë një mesatare të vendosur nga Ministria e Arsimit.

“Mesatarja e pranimit e këtij viti të ri akademik është e ligjëruar nga Ministria e Arsimit, e cila për sa i takon këtyre nivele të studimit, konkretisht për Fakultetin e Informatikës, i cili vjen me një program 2-vjeçar, më pas është programi bachelor, studimet master shkencor, studimet master profesional, por risi këtë vit është përshtatur në kohë reale që praktika e studentëve të jetë në nivel dhe standarde shumë të larta për të kapur ritmin e kohës dhe duke pasur të gjitha zhvillimet dhe inovacionet”, shtoi Hoxha.

Sakaq, pedagogia deklaroi se në këtë universitet studentët marrin një diplomë të dyfishtë dhe kanë të drejta me studentët europianë.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është ndër të paktat universitete në Shqipëri që ofron një diplomë të dyfishtë, që do të thotë diplomë e ndërkombëtarizuar. Sepse në bazë të marrëveshjeve të instucionalizuara që Universiteti Mesdhetar Shqiptar ka nënshkruar dhe ka vendosur në zbatim, si pasojë të rinjtë që e zgjedhin kanë të njëjtat të drejtat të barabarta si studentët që studiojnë në Rumani, në Poloni, në Greqi, që do të thotë ndërkombëtarizim i diplomave dhe njësim i tyre”, tha ajo./abcnews.al