Dilemat e një akordi “Diskret”/ Kulluri: Marrëveshja për emigrantët do të ketë probleme. Xhafaj: Institucionet në Shqipëri të gatshme për t’u përgjigjur

schedule20:24 - 9 Nëntor, 2023

schedule 20:24 - 9 Nëntor, 2023

Në emisionin Real Story”, në ABC u diskutua për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë. Gjatë bisedës në studio, Edvin Kulluri tha se kjo është një marrëveshje për të cilën opinioni publik duhet të njihet me procedurat që janë ndjekur, duke thënë se kjo marrëveshje do të ketë probleme dhe me Kombet e Bashkuara.

Kulluri: Kryeministrat përfaqësojnë vendet e tyre, por ne nuk kemi të qartë procedurat që janë ndjekur. Pasi ka një ligj dhe një sërë kërkesash. Për shkak edhe të sensibilitetit që ka duhet t’i nënshtrohet një procedurë të tërë për të cilat opinioni publik nuk ka dijeni. Por kjo marrëveshje mendoj që do të ketë probleme me Kombet Bashkuara. Kjo ka disa xhepa problematikë dhe mund të kujtojmë eksperiencën e keqe me muhaxhedinët. Pra shkelën marrëveshjen. Që pas pranverës arabe dhe destabilizimit të Libisë ka një problem shumë të madh. Pasi ka pasur edhe elementë terroristë. Dhe kjo duhet marrë me seriozitet, pasi institucionet tona nuk kanë treguar sundim të plotë të ligjit. Nisur nga viti 2001 terrorizmi është shumë i përhapur, ka shqetësim. Organet tona nuk arritën dot të kapnin asnjë nga sulmet iraniane.

Etjen Xhafaj: Institucionet në Shqipëri, janë të përgatitura, mund të them që të gjitha sistemet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare kanë qenë të paprekura. Tani kjo marrëveshje, të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, janë diskrete deri në momentin që miratohen në parim nga qeveria dhe pastaj paraqiten në Parlament./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!