Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dilemat e formacionit dhe çështja “Mehmeti”/ Sylvinho vlerëson lojtarët: Konkurrenca është e madhe, me rëndësi të…

schedule20:43 - 9 Tetor, 2025

schedule 20:43 - 9 Tetor, 2025

TIRANË- Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka sqaruar situatën e Anis Mehmetit, një prej lojtarëve që është komentuar gjerësisht në opinionin sportiv për përfshirjen apo jo të tij në listat kuqezi.

Tekniku brazilian theksoi se Mehmeti është ndjekur prej muajsh nga stafi kuqezi dhe ka pasur edhe grumbullime, por vendimi për të mos e ftuar së fundmi ka ardhur për shkak të konkurrencës shumë të lartë në krahun e majtë të sulmit.

Sipas tij, pozicioni i Mehmetit përkon me atë të shumë lojtarëve të tjerë cilësorë, çka e bën konkurrencën mjaft të fortë. Megjithatë, Sylvinho e mbylli deklaratën duke e lënë derën hapur për Mehmetin në të ardhmen.



Ai foli dhe për lojtarët e tjerë, ndërsa pohoi se fakti që ka shumë alternativa në dispozicion e bën më të qetë në zgjedhjet e tij.

“Mehmetin e kemi marrë në kombëtare ne. Pyetja është e mirë. Më pëlqen sepse në këtë mënyrë unë mund të jap një përgjigje më të qartë. Ne e kemi ndjekur Mehmetin. Unë Doriva dhe Pablo Zabaleta bëmë një udhëtim, ndoqëm një ndeshje të tij 6 apo 7 muaj më parë. Ai po kalon një periudhë shumë të mirë në një ligë shumë të fortë fizikisht. Po ju shpjegoj, pa dashur ta humbas shënjestrën. Mehmetin e kemi marrë në mars kur luajtëm ndaj Polonisë në Varshavë.

Ju duhet të keni parasysh se ai ka luajtur tek ne në të djathtë. Në atë ndeshje hyri në vend të Asanit nga minuta e 70-të. Më pas, në qershor, në dy ndeshje të rëndësishme ndaj Moldavisë në shtëpi dhe në Ishujt Faroe. E njëjta gjë, hyn për Asanin, një lojtar që shpenzon shumë energji. Atëherë, çfarë ndodh?

Mehmeti nuk luan djathtas, nuk I pëlqen edhe aq. Si shumë lojtarëve të tjerë që kemi, dhe që do t’iua them, I pëlqen të luajë në të majtë. Ai aty ndihet në ambientin e vet, dhe luan shumë mirë. Në të djathtë kemi bërë diçka tjetër. Ka qenë Muja, sot aty është Broja që është përshtatur shumë mirë, por le të flasim për të majtën. Në të majtë kemi mbipopullim. Aty kemi Hoxhën që është në formë.

Kemi edhe një lojtar që ka luajtur shumë ndeshje, që ka qenë shumë I rëndësishëm në eliminatoret e Europianit dhe që bëri një Europian të shkëlqyer, Nedim Bajramin. Një lojtar teknik.

Aty kemi Uzunin që mund të përshtatet fare mirë, kemi aty edhe Muçin. Të gjithë këta luajnë në të majtë, ashtu si Mehmeti. Për mua ky është një problem I mirë, pra që nuk kam vetëm një lojtar në atë pozicion, por pesë. E kam ndjekur Mehmetin, është paraqitur shumë mirë, por nuk ka qenë e lehtë që ta marr. Si lojtar më pëlqen, por gjithmonë në të majtë është në garë me të tjerë”., tha ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!