Ante Rebic la Eintracht Frankfurt verën e kaluar dhe u rikthye në Serie A, aty ku më parë ishte aktivizuar me Fiorentinën dhe Hellas Verona. Kroati u huazua për një periudhë dyvjeçare te Milani. Faza e dytë ka qenë fantastike për të dhe ia ka dalë të shënojë 7 gola.
Pavarësisht kësaj, kuqezinjtë nuk kanë vendosur akoma rreth së ardhmes së sulmit. 5 milion euro pagoi klubi italian për huazimin deri në vitin 2021, teksa do duhet të paguajë edhe 25 milion euro të tjera për ta blerë përfundimisht.
Gazzetta dello Sport raporton se Milani ka gati edhe planin B. Nëse vendos të mos shpenzojë për Rebic, do të nisë ofensiva për Memphis Depay. Holandezi i Lyon është një dëshirë e kahershme e “Djallit Kuqezi” dhe shihet si zëvendësuesi perfekt i kroatit. /abcnews.al