Dilema për pasuesin e Maganit, Egnatia zgjedh Daiun trajner provizor

schedule21:58 - 30 Nëntor, 2021

schedule 21:58 - 30 Nëntor, 2021

Gugash Magani nuk është më trajner i Egnatias, që për momentin ka gjetur një zgjidhje provizore për pankinën.

Ndaj Tiranës, nëse nuk do të jetë vendosur për trajnerin e ri, në stol do të jetë Përparim Daiu, i cili është parë shpesh në stadiumin e Rrogozhinës krah presidentit Demrozi.

Daiu ka drejtuar në të shkuarën Besën, Shkumbinin, Laçin dhe Tomorin dhe në vitet e fundit nuk ka qenë aktiv në botën e futbollit.

Ai ka pranuar të japë ndihmën e tij për Egnatian dhe ndaj Tiranës me shumë mundësi do e drejtojë skuadrën rrogozhinase. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!