Chris Smalling u huazua verën e kaluar nga Manchester United te Roma dhe mbrojtësi anglez po paraqitet shumë mirë në Serie A. Në një prononcim për WorldSoccer, 30-vjeçari flet për kalimin në Serie A dhe dilemën që pati në moshën 18-vjeçare.
ROMA – “U dekurajova pak ditën e transferimit, nuk ishte e lehtë të largohesha nga Manchester United pas nëntë vitesh. Në të njëjtën koha isha i emocionuar dhe vendosa të nisesha drejt Romës pa pengje. Aventura ime në Itali po shkon më mirë se e kisha menduar”.
SEKRETI – “Isha 18 vjeç kur mora një ftesë nga Fulham. Pak lojtarë sigurojnë një kontratë në atë moshë. Unë isha shumë i mirë në shkollë dhe kisha fituar një bursë studimesh. Në atë kohë, universiteti ishte plani A, ndërsa futbolli plani B”. /abcnews.al