Artan Behrami nga PDK tha se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se qeveria e re duhet sa më parë. Sipas tij, Osmani dhe Kurti po përpiqen të zvarisin procesin e formimit të institucioneve dhe se presidentja nuk i ka shërbyer interesave të kombit, por të kreut të Vetëvendosjes Kurti.
“Numrat e kanë skicuar një situatë të paparashikueshme ku bashkëpunimi mes partive është i obligueshëm. Që nga 9 shkurti kemi parë një parti politike në pushtet e cila përmes institucioneve që i kontrollon është munduar të zvarisin procesin e certifikimit dhe formimit të institucioneve. Vetëvendosja u është bashkuar presidentja e vendit e cila nuk i ka shërbyer kombit, por interesave të Kurtit. Deri më tani, Osmani nuk ka reaguar kundër tendencave të Vetëvendosjes për të zvarritur këtë proces.
Deklaratat e fundit janë pjesë e një strategjie, Osmani tha se duhet të sigurohet si presidente që seanca e konstituimit të ketë sukses dhe më pas do e thërras atë. Kurti tha se është duke u bërë gati të bëj edhe parlamenti që seanca të ketë sukses. Është e njëjta strategji. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Kryeministri duke mos pasur numrat dhe duke vënë vijat e kuqe, po krijon një krizë të re politike që Kosova nuk ia ka borxh, nuk e ka luksin të bëj lojra të dyta.”
/ abcnews.al