Dilema e numrit “10” merr zgjidhje, këto pamje i vendosin “vulën” (VIDEO)

schedule19:18 - 8 Shtator, 2021

schedule 19:18 - 8 Shtator, 2021

Dilema e numrit “10” te Kombëtarja e Shqipërisë është zgjidhur, me Rei Manaj që do ta mbajë në shpinë.

Gjithçka u mësua nga një video e postuar nga FSHF në “Facebook”, ku prezanton fenallet e “kuqezinjve” pak para ndeshjes me San Marinon.

Me Manaj që nuk ndryshon numër, Nedim Bajrami do të veshë fanellën me numrin 8.

Kujtojmë që ndeshjen  e fundit përballë Hungarisë ishte pikërisht Bajrami “pronari” i numrit 10. Duke u pozicionuar edhe në fushë si i tillë shumë menduan se ai numër do t’i mbetej lojtarit më të ri të Kombëtares, por nuk rezultoi kështu.

Lëmshi me numrat e fenallave në Kombëtare ndodh thuajse në çdo grumbullim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!