Thomas Muller u rikthye titullar pas një muaji në fitoren 2-3 kundër Olympiacos në Pire. Sulmuesi i Bayern Munchen dhuroi dy asiste në ndeshjen e Champions League, përpara se të zëvendësohej nga Perisic 4 minuta përpara fundit të ndeshjes.
Kicker raporton se sulmuesi tundohet akoma nga ideja për t’u larguar nga klubi i zemrës, teksa e preferojnë në Itali. “Jam shumë ambicioz dhe dua të luaj gjithmonë”, është shprehur 30-vjeçari gjerman.
Muller pëlqehet shumë nga Interi dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A. U fol edhe në verë për një interesim të klubit zikaltër, ndërsa tani është ndryshe. Dëmtimi i Sanchez e detyron Interin t’i dhurojë një tjetër lojtar ofensiv trajnerit Conte dhe Muller është një ndër kandidatët kryesorë. /abcnews.al