Desara, një nga konkurentet e StarStyle, është hasur me pikë të ulta dhe komente negative përsa i përket veshjes së saj ‘’hand made’’ për anën teknike të veshjes. Komente se si ajo mund të dukej më e hollë nuk kanë munguar.
E ftuara në juri për këtë javë, Rezarta Skifteri, është shprehur se si me një prerje më të gjerë të veshjes do të dukej më e hollë. Më pas vetë Desara ka zbuluar se ajo ka humbur 15 kg për emisionin. /abcnews.al