Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dikush brenda regjimit, një opsion i mirë”, Dede Prenga: Vazhdimësi e regjimit në Iran, pak shpresë se diçka mund të ndryshojë

schedule21:54 - 3 Mars, 2026

schedule 21:54 - 3 Mars, 2026

Gjenerali Dede Prenga deklaroi në emisionin “War Report” në ABC News se zgjedhja e fundit në Iran tregon vijimësinë e regjimit aktual dhe lë pak hapësirë për ndryshime të menjëhershme. Sipas tij, është ende herët për të nxjerrë përfundime mbi kursin që do të ndjekë lideri i ri.

Prenga u shpreh se SHBA mund të ulin intensitetin e goditjeve, ndërsa theksoi se mbetet për t’u parë nëse udhëheqja e re do të ketë forcë të distancohet nga linja aktuale, çka do të shmangte tensionet e brendshme dhe do të hapte rrugën për një marrëveshje, sidomos për programin bërthamor.

“Zgjedhja e bërë tregon vazhdimësinë  regjimit. Ka pak shpresë që tregon se atje diçka mund të ndryshojë. Është e pamundur të themi një fjali shteruese me masat dhe fjalimet mund të pasojë. SHBA do të ulin tempin e goditjeve. Për aq kohë sa nuk ka dalë dhe nuk e dimë regjimin e tij. A do të ketë forcë të dalë jashtë regjimit?!



Nëse do ta ketë këtë forcë do e quaja zgjuarsi nga iranianët. Do të ishte një vendim për të ruajtur vendin e tyre dhe për të mos kaluar në nj luftë të brendshme civile, që as Iranit nuk do i duhej. Me liderin e zgjedhur duhet të sjellin shpresë për iranianët, por që edhe ndërkombëtarët të tërhiqen. Të ulen dhe të shkruajnë një marrëveshje, sidomos për planin bërthamor”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!