Dikur të afërta, sot në “kampe” kundërshtare, foto e rrallë e Kate dhe Meghan me fëmijët e tyre

schedule12:52 - 23 Janar, 2023

schedule 12:52 - 23 Janar, 2023

Kate Middleton dhe Meghan Markle mund të jenë tani në kampe kundërshtare, por ato kanë ndarë kohë të mira në të kaluarën. Duka dhe Dukesha e Sussex-it jetojnë në SHBA dhe kanë qenë të hapur dhe kritik ndaj familjes mbretërore.

Por Archie dhe Lilybet dikur kënaqeshin duke luajtur me kushërinjtë e tyre, fëmijët e Kate dhe William.

Ndoshta dalja më prekëse që i kemi parë të shijojnë së bashku ishte në verën e vitit 2019, kur Kate Middleton dhe Meghan Markle morën fëmijët e tyre për të parë Princin William dhe Princin Harry duke luajtur në një ndeshje polo.

Sot, vetëm tre vjet më vonë, Meghan dhe Harry kanë lënë në të kaluarën të gjitha ato momente familjare dhe flasin me “hidhërim” për marrëdhëniet e tyre me të tjerët. Fotot, megjithatë, mbeten dhe na kujtojnë se sa të lumtur dukeshin të gjithë në atë kohë!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!