Dikur rivalë, sot miq: Noizy i bën një super dhuratë vajzës së Ledrit

schedule15:27 - 8 Prill, 2021

schedule 15:27 - 8 Prill, 2021

Vlerësohen si ndër reperët më të suksesshëm të estradës, por Noizy dhe Ledri dikur nuk kanë patur raporte të mira, kohë kur ky i fundit ishte pjesë e ‘Babastars’. Pasi i dhanë fund përplasjes, ata bashkuan forcat për një projekt që së bashku në vitin 2017, që mban titullin “Dje & Sot”.

Sot e kësaj ditë ata gëzojnë raporte të mira, dhe madje Noizy ka bërë një gjest të veçantë për vajzën e Ledrit, Poem Blu. Ai i ka bërë dhuratë disa rroba nga linja e tij e veshjeve, Illyrian Bloodline, shoqëruar dhe me një pusullë.

“Vogëlushja Poem Blu Vula. Mirë se erdhe në botë! Shpresojmë që të bëhesh e fortë dhe e zgjuar sa edhe e bukur! Thuaji mamit dhe babit t’i lajnë rrobat në lavatriçe në 30 gradë, sa herë që të ndjesh se nuk mund ta mbash qumështin e mamit në stomak.”, ka shkruar Noizy. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!