“Dikur nuk kishte llogari bankare, dinamikat kanë ndryshuar”, Feri tregon projektin që synon përfshirjen e të gjitha gjeneratave

schedule21:04 - 5 Prill, 2024

schedule 21:04 - 5 Prill, 2024

Ekspertja e sistemit të pagesave, Bora Feri ka deklaruar në emisionin “Sheshi i Dollarit” se historia e përdorimit të një llogari bankare ka ndryshuar, pasi dikur përdorimi i ishte shumë i vogël, ndërsa tani ka ndryshuar, pasi nëse shumë vite më parë kanë ekzistuar persona që e shikonin bankën si një institucion të vështirë, ku duhet të presësh në radhë, sot janë shumë të paktë.

“Unë jam gjithmonë partizane e këtyre iniciativave dhe nuk mendoj që ndonjëra nga këto vjen për të bërë dëm. Historia e llogarisë së thjeshtuar ka shumë vite që diskutohet, unë kam 13 vite në këtë fushë dhe diskutimet e para kanë nisur në 2013. Realiteti atëherë ishte shumë i ndryshëm nga çfarë është sot, një pjesë e tregut nuk kishte llogari bankare, sot dinamikat kanë ndryshuar, ka një retiçens të konsiderueshëm të madhe, nga këto shtresa që i mendojnë bankat si institucione dinozaur, që nuk afrohesh dot, do presësh në radhë etj. Nuk po them që ky është një realitet që nuk ekziston, por nuk është vetëm ky realiteti. Pra, ka një mospërputhje midis asaj që banka si institucion financiar mund t’i ofrojë konsumatorit dhe përceptimit të konsumatorit.

Kështu që sado që dinamikat kanë ndryshuar, mbetet një përqindje e konsiderueshme e popullsisë që nuk kanë akses në sistemin financiar, jo për efekt logjistik”.

Ajo ka theksuar me pandeminë ka pasur një rritje të transaksioneve digjitale dhe trendi është rritës.

Sipas ekspertes, Banka e Shqipërisë ka një projekt pilot për pagesat elektronike, i cili synon përfshirjen në sistem të të gjitha gjeneratave.

“Me pandeminë erdhi një rritje e transaksioneve digjitale siç janë transaksione me karta, etj për efekt nevoje. Nuk mund të them që e ka kthyer përmbys qasjen se si transaktori transakton sot në Shqipëri, por trendi është padyshim rritës dhe pozitiv.

Pritshmëritë janë që të vazhdojnë dhe rriten për shkak të përfshirjes së bazës dhe përfshirjes së shtresave të ndryshme dhe gjeneratës Z në jetën adulte. Ata që janë adoleshentë sot kanë qenë fëmijë kur ne kemi filluar. Edhe brezat që kanë frikë të marrin përsipër atë rriskun do të përfshihen.

Banka e Shqipërisë ka disa inciativa për edukimin financiar, pavarësisht se këta brezat e rinj janë shumë të ekspozuar dhe i kuptojnë, por që t’i kuptojnë dhe më mirë do të ketë dhe programe në shkolla. Por që do kohë, do çik durim që të shohim se si do të ecë”./abcnews.al