Dikur aleat i Putinit, sot kundërshtar i tij/ Ish-kryeministri rus tregon sa mund të zgjasë lufta në Ukrainë

schedule14:08 - 13 Qershor, 2022

schedule 14:08 - 13 Qershor, 2022

Mikhail Kasyanov ishte kryeministri i parë i Presidentit rus Vladimir Putin, por ai kurrë nuk e kishte imagjinuar, edhe në makthet e tij më të këqija, që ish-shefi i tij do të niste një luftë në shkallë të gjerë kundër Ukrainës.

Duke folur për Agence France-Presse (AFP) në një intervistë, Kasyanov, kryeministër i Rusisë nga viti 2000 në 2004, tha se ai priste që lufta mund të zgjaste deri në dy vjet, por ai ishte i bindur se Rusia mund të kthehej në një rrugë demokratike.

64-vjeçari, i cili mbrojti lidhjet e ngushta me Perëndimin si kryeministër, tha se, si shumë rusë të tjerë, ai nuk besonte në javët përpara luftës se ajo do të ndodhte në të vërtetë.

Kasyanov e kuptoi se Putini nuk po bënte bllof vetëm kur e pa atë të thërriste lidershipin më të lartë të vendit për një mbledhje teatrale të këshillit të sigurisë tre ditë përpara pushtimit më 24 shkurt.

“Kur pashë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, kuptova se po, do të ketë një luftë”, tha Kasyanov.

Ai shtoi se ndjente se Putini tashmë nuk po mendonte siç duhet.

“Unë thjesht i njoh këta njerëz dhe duke i parë ata pashë se Putini tashmë e ka humbur. Jo në kuptimin mjekësor, por në aspektin politik. Kam njohur një Putin ndryshe”, tha Kasyanov

Pasi u shkarkua nga Putin, Kasyanov iu bashkua opozitës ruse dhe u bë një nga kritikët më të zëshëm të Kremlinit.

Ai tani është kreu i partisë opozitare “Liria e Popullit”, ose “Parnas”./abcnews.al