Diku e kemi dëgjuar më parë, Butrinti prezanton projektin e ri muzikor të ngjashëm me një këngë të famshme

schedule21:40 - 30 Prill, 2021

schedule 21:40 - 30 Prill, 2021

Këngëtari shumë i dashur nga vajzat, Butrint Imeri ka dhënë sot një lajm shumë të bukur për fansat e tij. Ai ka publikuar një video nga studio muzikore dhe ka zbuluar se po vjen me një projekt të ri.

Ndërkohë në sfond dëgjohet kënga e tij e re për të cilën nuk ka dhënë detaje.

 

Mirëpo, shumë persona në rrjetet sociale kanë nisur të komentojnë se vija melodike e këngës duket shumë e ngjashme me hitin “Sugar” të Zubi dhe Anatu. Nuk dihet nëse Butrinti ka blerë demon dhe ka të ketë të drejtat e autorit për ta përdorur atë, gjë kjo e cila mbetet për tu sqaruar.

Kujtojmë se “Phantom” titullohet projekti i fundit muzikor nga Butrint, në videoklipin e së cilit është protagoniste Arta Nitaj.