Diktatura komuniste shqiptare përmes një historie dashurie të ndaluar

schedule09:31 - 24 Maj, 2022

schedule 09:31 - 24 Maj, 2022

Detyrat e konsujve të nderit përfshijnë krahas këshillimit të përfaqësuesve të industrisë dhe të tregtisë edhe përhapjen e imazhit të Shqipërisë së sotme jashtë vendit. Kurse filmi “Portreti i pambaruar” me regji të Namik Ajazit dhe skenar të Selami Pulahës, tregon historinë e dashurisë së ndaluar të një djali shqiptar me vajzën e ambasadorit italian në vitet ‘80 në Tiranën e izoluar gjatë sundimit të diktaturës komuniste. Përse konsullja e nderit zgjodhi për këtë aktivitet një film, që trajton një histori nga e kaluara komuniste e Shqipërisë.

Deutschland | Albanischer Filmabend in Frankfurt a. Main

“Përgjigjen e kësaj pyetje dua ta nis me nje shprehje të goditur të dizajnerit japonez me famë botërore, Yohji Yamamoto: “With my eyes turned to the past, I walk backwards into the future”. Dhe sa më tepër kalon koha, aq më e qartë më bëhet se ç’rëndësi të madhe ka e kaluara e afërt e një kombi si në planin personal për të kuptuar dhe ndeshur me vetveten, ashtu edhe në planin ndërkombëtar në marrëdhëniet me vendet e tjera dhe aspiratat për të ecur përpara.” – thotë konsullja Jonela Hoxhaj.

Diktatura dhe ndrydhja e mendimit të lirë tema universale

Sipas saj “Diktatura, izolimi, ndrydhja apo asgjësimi i mendimit të lirë, janë tema universale, që jo vetëm nuk duhen harruar, por përkundrazi. janë më aktuale se kurrë. Shumë zhvillime shqiptare të viteve të fundit, si pozitive edhe negative, bota nuk mund t’i kuptojë pa njohur sadopak këtë pjesë thuajse 50-vjeçare të historisë sonë, e cila shpesh anashkalohet në reportazhet e dokumentarët e këtushme mbi Shqiperinë. Dhe askush nuk mund ta bëjë këtë më mirë se ne, që e kemi përjetuar atë kohë.”

Deutschland | Albanischer Filmabend in Frankfurt a. Main

Regjisori i filmit Namik Ajazi, ka punuar edhe më parë me skenaristin Ruzhdi Pulaha në trajimin e temave të viteve ’80, p.sh. për filmin “Amanet”. Kufizimet e diktaturës shtriheshin në çdo skaj të jetës në Shqipëri, deri tek sfera intime e dashurisë. “Të guxoje të kishe një flirt me një të huaj në atë kohë ishte si vetvrasje lidhur me atë se cilat do të ishin pasojat.” – thotë Namik Ajazi.

Diktatura kontrollonte çdo skaj të jetës në Shqipëri

Kishte disa histori dashurish të ndaluara të asaj kohe, “që atëhere pëshpëriteshin me zë të ulët dhe që më pas altoparlantët e regjimit i shpërndanin fort për të treguar “fundin” e atyre që kishin guxuar të shkelnin vijën e kuqe të përcaktuar nga regjimi komunist.” Për filmin autorët e tij konsultuan dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe megjithë dallimet shtatë historitë kishin një të përbashkët: fundin e njëjtë me dënime shumë-vitëshe në kampe pune. Skenari i filmit u përqendrua në një nga rastet më të dhimbshme të atyre viteve, por në të shkrihen edhe elemente nga historitë e tjera.

Edhe regjisori Namik Ajazi mendon se “ende na duhen filma, që të revokojnë ate kohë të vështirë deri në absurd, pasi brezat që po rriten të përfshirë në ritmin e shfrenuar të së sotmes, me risitë dhe evolucionin e mjeteve të komunikimit, pak u vjen informacion për atë kohë të largët e të afërt njëkohesisht.

Gjetja e gjumëve nga e kaluara sipërmarrje tejet e vështirë

Realizimi i një filmi per vitet ’80 në Shqipëri është një sipërmarrje tejet e vështirë, sepse buxhetet minimale qe ofron kinemaja nuk premtojnë ndërtimin e interiereve në atelie profesionale dhe përdorimin e efekteve vizive speciale. Për të plotësuar keto mangësi regjisori Ajazi bashkëpunoi për disa muaj me piktorin skenograf të filmit, Fatbardh Marku, për të gjetur ato pak mjedise që janë ruajtur dhe që evokojnë atë kohë. Për të plotësuar pamjet e Tiranës, që nuk është më, punoi një studio e specializuar ne Itali per efektet vizive speciale, qe ne gjuhen professionale, quhen VKF, qe përpunoi për filmin sekuenca të xhiruara asokohe. “Kjo i bëri mirë filmit, e na solli ne dhe spektatoreve nostalgjinë e qytetit të dikurshem, e ky është një tjetër element, që të rinjve u mungon e filmi e mundëson.” – thotë regjisori i filmit Namik Ajazi.

Deutschland | Albanischer Filmabend in Frankfurt a. Main

Antonio Kodrinaj, që luan personazhin kryesor të filmit, nuk e ka jetuar vetë atë kohë. Ai ka shkuar në moshën shtatë vjeç në Itali, ku edhe ka studiuar e jeton. Pasi mori skenarin ai thotë e emocionoi dhe ndjeu, se ishte roli që mund ta luante. Për t’u përgatitur për rolin ai tregon se “duke ndjekur rrugëtimin e përcaktuar nga regjisori, lexova disa libra e pashë shumë filma, që tregonin atë kohë.” Roli thotë Antonio, nuk ishte i lehtë, por “aktorit i duhet të futet në lëkurën e kujtdo e ta sjellë atë sa më besueshëm e me emocion. Dhe stafi profesional, fryma e bashkëpunimit gjatë gjithë xhirimit, ma bënë të lehtë personazhin.

Pas premierës në Frankfurt mbi Main bashkëprodhimi shqiptaro-italian “Portreti i pambaruar”, i cili fitoi çmimin si “Filmi më i mirë i gjatë” në edicionin 21 të Festivalit të Filmit Indipendent Days në Kalsruhe në Gjermani, po vazhdon të shfaqet në kinemanë me traditë të Frankfurtit “Orfeo’s Erben”./DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!