Diktatura i ndërpreu pasionin, shkrimtari: Tregimet nuk mi botuan, shkak ideologjia

schedule20:15 - 7 Tetor, 2023

schedule 20:15 - 7 Tetor, 2023

Këto libra do të ishin me dhjetra e ndoshta ai do të ishte një emër i njohur i letërsisë nëse 60 vite më parë nuk do të hiqte dorë nga shkrimi.

Ky është Kostandin Vogli nga Saranda, sot 82 vjeç.

Nisi të shkruajë kur sapo kishte kaluar të 20-at. Tregimet e para nuk iu botuan për shkak se përmbajtja e tyre binte ndesh me ideologjinë e regjimit komunist.

Mjaftoi kaq për të mos marrë më guximin të prekte laps e letër me dorë.

Tregon se atë kohë nuk shkruante as në fshehtësi. Frikësohej se tregimet mund t`ja gjenin ndaj vendosi të heqë dorë nga pasioni.

Pengjet nga ajo kohë i ka të mëdha. Çfarë nuk mundi ta shkruantë në letër e hodhi në telajo.

Pavarësisht kohës gjithë kufizime pikturës nuk iu nda. Ka realizuar me dhjetëra punime e ka marrë pjesë në ekspozita të shumta.

Kur diktatura e humbi fuqine dhe vendi iu gëzua kohës së re, demokracisë, Kostandini iu rikthye pasionit të parë shkrimit.

Në vitin 2004 botoi librin e parë që u prit shumë mirë.

Deri më tani është autor i të paktën 12 librave ndër to libra me tregime, novela e gjëegjëza.

Kostandini thotë se nuk është kurrë vonë për t`ju rikthyer pasioneve të vjetra ndaj është I vendosur që këto vite të jetës së tij t`ja dedikoj shkrimit./abcnews.al