“Diktatorët kërkojnë të shtypin zërat kritikë”, Meta: Të reflektojmë për një politikë të re

schedule14:30 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 14:30 - 20 Dhjetor, 2019

Një tryezë mbi lirinë e shprehjes u shfrytëzua nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri, për t’u shprehur për herë të parë mbi situatën e mediave në Shqipëri dhe rëndësinë e madhe që ka që fjala të jetë e lirë.  Daniel Koski është i mendimit që vetëm fjala e lirë prodhon ide dhe se Shqipëria nuk duhet të kthehet në kohën e diktaturës.

“Fjala e lirë është fryma e demokracisë, ndërprite rrjedhën e saj dhe trupi politik mund të vdesë. Ka fuqinë për të tronditur një shtet policor kjo është arsyeja pse diktatorët kërkojnë të shtypin zdat kritikë”, tha Koski.

Në tryezën e organizuar nga Avokati i Popullit  nuk kishte si të mos përmendej edhe paketa anti-shpifje, e miratuar tanimë në Parlament. Juta-kutzkoë, drejtuese e Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri, shprehur shqetësim për këtë paketë. Sipas zyrtares, Këshilli i Evropës ka ngritur shqetësime për përputhshmërinë me standardet e KIE dhe të vendeve të tjera të BE-së të paketës ligjore, shqetësime që i janë prezantuar edhe komisioneve parlamentare.

Ndërsa Presidenti Ilir Meta ende nuk ka marrë një vendim nëse do i dekretojë dy ligjet. Për gazetarët, Meta u shpreh se do të dalë në një qëndrim pasi të shqyrtojë në detaje dy ligjet.

Jashtë vëmendjes Meta nuk la as klasën politike dhe faktin që ngërçi i zgjatur duhet të tejkalohet.

“Politika duhet të reflektojë e para, pastaj shqiptarët. Shpresoj që ky fundvit dhe ky tërmet me shumë pasoja që na mësoi se më e rëndësishme se çdo gjë është jeta dhe shëndeti dhe është dashuria për njëri tjetrin të reflektojmë për një politikë të re, që drejton në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe që garanton llogaridhënie”, tha Meta.

Paketa anti-shpifje u miratua në Parlament të mërkurën, edhe me vota të deputetëve të opozitës. Gazetarët dhe përfaqësuesit e mediat e kanë kundërshtuar me argumentin se censuron fjalën e lirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!