Digjitalizimi i shërbimeve, 61% e qytetarëve: S’e ka ulur korrupsionin. Më të korruptuarit sipas sondazhit

schedule16:16 - 28 Prill, 2022

schedule 16:16 - 28 Prill, 2022

Nga Ajgena Korbi

Për të shmangur korrupsionin qeveria njoftoi mbylljen e sporteleve dhe pajisjen me dokumenta  përmes aplikimit online në portalin e-albania, por shumë qytetarë nuk besojnë se digjitalizimi eleminon fenomenin.

Kjo ka dalë në pah nga një sondazh që  “Qëndresa Qytetare” zhvilloi online me persona nga 18 deri në 60 vjeç  rreth perceptimit të korrupsionit në Shqipëri.

Por qytetarët më të përhapur korrupsionin e shohin tek partitë politike ndjekur nga sektori i shëndetësisë, administrata publike, policia, shoqëria civile dhe arsimi.

Rrugën më të thjeshtë për të zgjidhur një problem qytetarët shohin dhënien e parave një zyrtari. 78% e të anketuarve ndanë këtë mendim ndërkohë që shprehën mungesë besimi tek administrata publike.

Shqetësues mbetet fakti se nëse 10.3% e të pyeturve besojnë që korrupsionin në Shqipëri mund te çrrënjoset tërësisht,  37.4% e tyre mendojnë se do të ekzistojë gjithnjë dhe 22. 4% se nuk mund të ulet.

TABELA

INSTITUCIONET MË TË KORRUPTUARA

Partitë Politike                                       83.4 % e qytetarëve dhanë vlerësimin maksimal

Sektori i Shëndetësisë                         66.2% e qytetarëve dhanë vlerësimin maksimal

Administrata Publike                          64.1%  e qytetarëve dhanë vlerësimin maksimal

Policia                                                    56% e qytetarëve dhanë vlerësimin maksimal

Shoqëria Civile                                     38% e qytetarëve dhanë vlerësimin maksimal

Sektori i Arsimit                                  35.2% e qytetarëve dhanë vlerësimin maksimal

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!