Digjet shtëpia e ish-deputetit, Ndocaj: Menduam se erdhi hajduti, nuk shpëtuam as rrobat e trupit

schedule10:22 - 25 Prill, 2023

schedule 10:22 - 25 Prill, 2023

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur ish-deputetit Eduard Ndocaj. Shtëpia e tij në Milano të Italisë ka marr flakë dhe dyshohet paraprakisht se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ndocaj ka treguar të gjithë momentin kur ndodhi ngjarja, duke theksuar se ishte ora 02:30 e mesnatës dhe të gjithë ndodheshin në gjumë. Ai ka zbuluar se fatkeqësisht nuk ka arritur të shpëtojë asgjë nga shtëpia, madje nuk ka marrë as rrobat e trupit.

“Akoma nuk dihet shkaku i konfirmuar i zjarrit, por në bazë të asaj që u diskutua ishte një shkëndijë elektrike. Ishte ora 02:30 e mesnatës dhe ishim të gjithë në gjumë. Dëgjuam se po ndodhte mbi dhomat e gjumit ku ne jetojmë dhe kujtuam se mos ishte me të vërtetë hajduti dhe jo se ishte një zjarr. Ishte një zhurmë e madhe. Kur dola të shikoj në shkallët e pallatit, kishte ardhur tymi deri në gjysmë dhe pastaj kemi dal të gjithë me shpejtësi dhe thirrëm ndërhyrjen, policinë e zjarrfikësen. Edhe arritëm dolëm ashtu siç ishim sepse natë, të gjithë ishin në gjumë, por të paktën lëndime as tek ne as te vajza nuk kishte. Në katin e fundit është shkrumbuar gjithçka, nuk arrita të merrja dot as teshat e trupit”, u shpreh Ndocaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!