Më shumë se 600 persona u evakuuan në Posado dhe Monte Longu e San Giovanni për shkak të flakëve gjigante që rrezikuan shtëpitë e tyre. Dhjetëra akse rrugore janë mbyllur mes Siniscola e Olbia, ndërkohë që është angazhuar pothuajse e gjithë flota ajrore për fikjen e këtyre vatrave.
Zjarri është ndihmuar dhe nga era për t’u përhapur me shpejtësi dhe në disa vende zjarrfikësit e kanë patur të pamundur për të ndërhyrë për shkak të terrenit të thepisur.
Dëme të mëdha kanë shkaktuar flakët në bujqësi, por autoritetet lokale kanë siguruar banorët se do të merren masa për dëmshpërblimin e tyre. Ndërkohë, nga Roma vjen një vendim zyrtar për rritjen e dënimeve me burg për zjarrvëniet e qëllimshme.
Minimumi ligjor për ata që shkaktojnë zjarr në pyje ose në fidanishte pyjore të destinuara është rritur nga katër në gjashtë vite burg.
/abcnews.al