Digjet raundi i parë për Presidentin, Vasili: Risia e Ramës abortoi, zhurmë për të mbuluar aferat

schedule17:25 - 16 Maj, 2022

schedule 17:25 - 16 Maj, 2022

Kuvendi i Shqipërisë ka dështuar të zgjedhë kreun e ri të shtetit në raundin e parë. Seanca plenare e 16 majit e cila filloi në orën 17:00 ka zgjatur vetëm 3 minuta dhe nuk është regjistruar asnjë kandidaturë nga palët për presidentin e ri, brenda afateve të përcaktuara nga ligji.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediet u shpreh se e gjithë farsa që u luajt këto muaj nuk ishte për zgjedhjen e Presidentit, por për të mbuluar aferat.

Sipas tij, Rama nuk ka seriozitet dhe nuk është shtetar, por qëllimi i tij është të rrëmbejë institucionin e kreut të shtetit.

Petrit Vasili: Risia e Edi Ramës abortoi. E gjithë farsa, komedia e zezë që u luajt këto 2-3 muaj nuk kishte qëllim të krijonte një proces me risi për zgjedhjen e presidentit por zhurmë për të hequr vëmendjen nga aferat. Me gjithë daullet e çara të çingijeve të Rilindjes, patë më në fund që procesi i dhjetëra zarfeve ishte një abort total. Sot gjithë shqiptarët prisnin pas këtyre daulleve, jo ne, por aborti qe i plotë dhe besoj se asnjë shqiptar nuk mund ta imagjinonte që të paktën për sy e faqe të mos kishim qoftë edhe një kandidat, qoftë dhe një kloun sa për ta paraqitur sot në sallën e parlamentit, e gjitha qe një fiasko e vërtetë, një faqe e zezë e vërtetë.

Duhet shënuar në rekorde kjo farsë. Rama nuk ka seriozitet dhe nuk është shtetar. Ka atë qëllim të vjetër, etje të pashuar për të rrëmbyer institucionin e Kreut të Shtetit. Me 71 vota sa ka do zgjedhë rripin e tij të mesit për ta çuar në Presidencë. Akti i parë u luajt dhe komedia u luajt sot me 5 sekonda./abcnews.al/