Një nga kinostudiotë më të vjetra dhe më të mëdha në Egjipt dhe në të gjithë botën arabe u shkatërrua natën e së premtes nga një zjarr i madh.
Sipas Agence France-Presse, nuk ka pasur viktima.
Zjarri shkatërroi Studion Al Ahram të ndërtuar në vitin 1944 në rrethin e Gizës, në perëndim të kryeqytetit, dhe më pas u përhap në tre ndërtesa fqinje që ishin evakuuar përpara se zjarri të arrinte aty.
Burimet e sigurisë sqaruan se zjarri nuk ka shkaktuar viktima. Sipas mediave lokale, zjarri shpërtheu pas xhirimeve të një episodi të një telenovele që transmetohet gjatë Ramazanit, muaji i agjërimit mysliman që filloi të hënën dhe gjatë të cilit televizioni ka audiencën më të madhe në Egjipt dhe në botën arabe.
Studio Al Ahram shtrihet në 27,000 metra katrorë dhe përfshin tre sete filmash, një dhomë shfaqjeje dhe një dhomë montazhi.
Në vitet 1950, Egjipti ishte vendi i tretë më i madh i prodhimit të filmave në botë. Sot, ai mbulon tre të katërtat e prodhimit të filmit arab./abcnews.al