Në aksin Tiranë-Elbasan është bllokuar qarkullimi mëngjesin e sotëm për shkak se një makinë është djegur brenda tunelit të Kërrabës.
Automjeti dyshohet se është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti teknik. Mësohet se mjeti po udhëtonte nga Tirana në Elbasan dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Kjo solli bllokimin e qarkullimit për disa minuta dhe më pas u rihap me ndërhyrjen e forcave të policisë dhe zjarrfikësve.
Njoftimi i policisë:
Me datë 04.05.2022, në tunelin Tiranë-Elbasan, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin G. Q. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
/abcnews.al