Një zjarr ka rënë në një apartament në katin e 5 të një pallati në zonën e Shallvareve në Tiranë. Forcat zjarrfikëse mësohet se kanë shpëtuar pronarin e banesës. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pasur probleme për shkak të tymit.
Ai është ndihmuar të zbresë nga zjarrfikëset, pasi ishte futur në tualet për tu shpëtuar flakëve. Zjarri fatmirësisht është fikur.
“Më datë 18.05.2021, rreth orës 14:50, në rrugën “Alqi Boshnjaku”, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati. Si pasojë është dërguar për ndihmë mjekësore pronari i banesës i cili ka shfaqur disa shqetesime shendetesore.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit“, njofton policia./abcnews.al/