Një makinë është djegur këtë të enjte në Vlorë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”.
Burime për abcneës.al bëjnë me dije se makina ëhstë në pronësi të shtetasit Ermal Hoxha punonjës në hipotekën e Vlorës, dhe paraprakisht dyshohet se ngjarja është e qëllimshme.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al