Digjet makina e policit në Librazhd: Çfarë u zbulua nga kamerat

schedule11:41 - 14 Janar, 2021

schedule 11:41 - 14 Janar, 2021

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Librazhdit.

Makina mësohet se është në pronësi të shtetasit Petrit Xhepi, punonjës policie.

Sipas burimeve dyshohet që zjarri ishte i qëllimshëm dhe në disa kamera të bizneseve, policia ka parë një person të maskuar me kapuç  gjë e cila ka forcuar dyshimet, se mund të këtë qenë zjarrëvënie e qëllimshme.

Petrit Xhepi punon në Drejtorinë e Policisë Elbasan me anti-krimin. Po ashtu mësohet se edhe bashkëshortja e Petrit Xhepit është oficere policie.

/abcnews.al/