Digjet Kalifornia e veriut, mijëra persona të evakuuar

schedule16:54 - 28 Korrik, 2018

schedule 16:54 - 28 Korrik, 2018

Gjithnjë e më alarmante situata në Kaliforninë e Veriut si pasojë e zjarreve që deri tani janë shtrirë në një sipërfaqe prej 178 kilometrash katrorë. Bilanci i përkohshëm flet për dy viktima e dhjetëra të plagosur

Zjarre masive në Kaliforni. Flakët kanë shkaktuar dy viktima, dhjetëra të plagosur dhe evakuimin e 10 mijë personave. Përsa i përket dëmeve materiale 65 ndërtesa janë dëmtuar ndërsa të paktën 500 struktura të tjera kërcënohen nga flakët. Zjarri ka nisur të hënën në bregun perëndimor, temperaturat e larta kanë bërë që flakët të përhapen shumë shpejt duke shkrumbuar 27 kilometra katror territor. Ndërsa mëngjesin e së premtes territori i prekur nga zjarret ishte 178 kilometra katrorë.  Autoritetet bëjnë të ditur se për momentin është shuar vetëm 3 për qind e zjarrit, në një kohë kur janë 1750 zjarrfikësit e impenjuar si dhe 10 helikopterë.

Autoritetet theksojnë se zjarri është shumë i rrezikshëm dhe shkatërron çdo gjë që gjen rrugës, ndërsa era e fortë dhe temperaturat që arrijnë deri në 45 gradë celsius në disa zona, po vështirësojnë shumë punën e zjarrfikësve. Por dhe në qendër të Kalifornisë flakët kanë detyruar autoritetet të mbyllin pjesën më të madhe të parkut kombëtar Josemit.

Situata e rëndë sidomos në veri të Kalifornisë ka shkaktuar polemika për sistemin e alarmit si dhe evakuimet. Në disa konte të Kalifornisë, alarmi jept me anë të mesazheve në celularë, por vetëm ata që janë regjistruar në këtë shërbim e marrin mesazhin. Një sistem që është kufizuar pasi nuk është në gjendje të mbulojë të gjithë popullisnë, por dhe për faktin se flakët e zjarrit shoesh dëmtojnë linjat telefonike duke izoluar me miliona banorë në rrezik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!