“Digjet” jugu i Francës, më shumë se 900 zjarrfikës po luftojnë flakët

schedule15:12 - 8 Korrik, 2022

schedule 15:12 - 8 Korrik, 2022

Më shumë se 900 zjarrfikës, të ndihmuar nga mjetet ajrore, po luftojnë për të shuar një zjarr të madh që tashmë ka djegur një sipërfaqe prej më shumë se 6000 hektarësh në jug të Francës dhe më konkretisht në rajonin Gar, i cili është relativisht afër Montpellier.

Zjarri shpërtheu vonë të enjten, dhe tashmë është klasifikuar si një “mega-zjarr”. Tashmë ka zona dhe fshatra që janë evakuuar, me qëllim që të mos ketë viktima, ndërsa ka edhe shtëpi që i janë dorëzuar flakëve.

Rreziku i zjarreve në pyje është veçanërisht i lartë këtë vit në jug të Francës për shkak të thatësirës, ndërsa erërat e forta që fryjnë në shumë zona po vështirësojnë edhe më shumë punën e zjarrfikësve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!