Të paktën 36 persona kanë vdekur nga zjarri që përfshiu Lahaina në Hawaii, sipas autoriteteve.
Zjarret e egra, të shkaktuara nga erërat e forta nga uragani Dora shkrumbuan ishullin Maui, duke lënë pas makina të djegura në rrugët dikur të frekuentuara dhe grumbuj rrënojash aty ku dikur ishin ndërtesat historike.
Flakët u përhapën gjatë gjithë natës, duke detyruar të rriturit dhe fëmijët të hidhen në oqean për të shpëtuar. Zyrtarët thanë më herët se 271 struktura u dëmtuan ose u shkatërruan dhe dhjetëra njerëz u plagosën.
/abcnews.al