Një zjarr ka rënë në orën e para të mëngjesit në një lokal në pronësi të K.SH. në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Policia njofton se për pasojë është djegur pjesërisht lokali, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi disa persona kanë thyer xhamin dhe hedhur brenda lokalit lëndë djegëse benzinë.
“Rreth orës 03:10, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një lokal, në pronësi të shtetasit K. Sh., ku ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. m.v/abcnews.al