Një makinë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në Durrës.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 11.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e një ngjarje të tillë.
Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i plotë:
Më datë 31.12.2020, në orën 06:30, në lagjen nr.11, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al