Një grua 58 vjeçare është dërguar me urgjencë drejt QSUT-së në kryeqytet pasi pësoi djegie të rënda. Mësohet se gruaja ka qenë duke gatuar në shtëpi kur është djegur aksidentalisht në kraharor.
Pasi është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, gruaja është transportuar për mjekim më të specializuar në QSUT. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.