“Digjet” Britania e Madhe, temperatura më e lartë se në 99% të planetit

schedule09:48 - 19 Korrik, 2022

schedule 09:48 - 19 Korrik, 2022

Britania e Madhe  do të përjetojë sot ditën më të nxehtë, me temperatura që pritet të arrijnë në një rekord prej 41 ose 42 gradë celsius.

Për herë të parë, autoritetet britanike kanë lëshuar një paralajmërim të nivelit 4, niveli më i lartë që korrespondon me gjendjen e jashtëzakonshme, duke paralajmëruar qytetarët për rreziqet e të nxehtit.

Në fakt, sipas disa meteorologëve, moti në Britani sot pritet të jetë më i ngrohtë se 98.8% e planetit. Vendet e vetme që pritet të jenë më të ngrohta janë shkretëtira e Saharasë, Kalifornia dhe shkretëtira e SHBA-së, Lindja e Mesme, India, Kina perëndimore, Franca dhe Belgjika.

Temperatura më e lartë rekord në Britani u vendos më 25 korrik 2019, me 38.7 gradë në Kembrixh, por ky rekord  pritet të thyhet.

Dje në pjesën lindore të Anglisë termometri tregoi 38.1 gradë Celsius, temperatura më e lartë e këtij viti dhe e treta më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar. Uellsi regjistroi rekordin e tij prej 37.1 gradë dhe në Londër, temperatura u rrit në 37.5.

Në Irlandën fqinje, temperatura në Dublin dje arriti në 33 gradë, më e larta që nga viti 1887. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!