Tre automjete janë djegur në veri të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga policia për mediat në Kosovë.
Sipas policisë, një qytetar i nacionalitetit serb nga Leshaku i Leposaviçit, ka raportuar në ora 03:10 se tre automjetet e tij janë përfshirë nga zjarri.
“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje dhe ka inicuar rastin ‘zjarrvënie’ të cilin është duke e trajtuar”, tha zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Për djegien e këtyre tre automjeteve ka reaguar Shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela.
Vela ka fajësuar strukturat ilegale të Serbisë, të cilat sipas tij po targetojnë qytetarët për të cilët Serbia po konsideron se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.
“Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tre makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes. Strukturat ilegale të Serbisë tani po synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet. Çdo autor do të dalë para drejtësisë”, shkroi Vela në Twitter.
Criminal campaign of burning cars in north Kosovo continues! Three more cars were burnt today early in the morning.
Serbia’s illegal structures are now targeting local Serbs that they consider are cooperating with ?? institutions.
Every perpetrator will be brought to justice!
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 15, 2023