Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në kodrat e fshatit Lalar në Patos.
Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë ish repartit ushtarak të Raketave.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj ku janë djegur rreth 100 rrënjë .
Ndërkohë fatmirësisht duket se zjarri është vënë nën kontroll nga zjarrëfikëset, të cilët kanë bërë të mundur dhe shuarjen e tij.

