Nga Simon Shkreli
Deri në vitin 2009 kjo zonë pranë qytetit ka shërbyer si vend depozitim i mbeturinave të Shkodrës, ndërsa sot plehrat që kanë vite që ndodhen aty digjen. Zona ndodhet fare pranë qytetit dhe është në breg të Lumit Kir në afërsi të varrezave të Dëshmorëve. Ndërsa shtëllungat e tymit mbulojnë qytetin një situatë që ka mbi një muaj që nuk ndryshon.
Banorët që jetojnë në afërsi të zonës shprehen se jetesa po bëhet e pamundur. “Janë mbetje urbane, që kanë hedhur. Ky është tym, kemi fëmijë, duhet të hidhet të paktën dhe. Kjo situatë në mes të Shkodrës, si në mesjetë” shprehet njëri nga banorët.
“Abc” u interesua pranë bashkisë dhe mësoi se sa herë mbetjet digjen dërgojnë mjetet zjarrfikëse për t’i fikur. Por për një zgjidhje të përhershme janë në pritje të qeverisë që i kanë kërkuar disa herë ndihmë financiare bazuar mbi një projekt për rehabilitimin e këtij vendgrumbullimi mbetjesh të vjetra.
Por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje./ Abcnews.al