Prej disa ditësh tek Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër po digjen mbeturina. Ndërsa siç shihet nga pamjet tymi ka mbuluar të gjithë zonën dhe në një pjesë të mirë të qytetit.
Gazetari Simon Shkreli raporton se nga këqyrja shihet se aty ka edhe mbetje te eternitit, i cili është një material kanceroz. Ndërsa, pavarësisht se jemi në valën e luftës me flakët askush nuk kujdeset që të ndalohet kjo masakër mjedisore dhe shëndetësore që i shkaktohet qytetarëve të Shkodrës.
Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër ndodhen në periferi të qytetit, në breg të lumit Kir. Ndërsa vërehet që aty çdo ditë hidhen mbeturina të ndryshme. g.v/abcnews.al