Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Digjen 6 mandate, Nurellari: Votat bëhen të pavlefshme duke u dëmtuar në proces e sipër

schedule10:36 - 27 Prill, 2021

schedule 10:36 - 27 Prill, 2021

Në 25 prill shqiptarët shprehën me votë vullnetin e tyre që në orët e para të mëngjesit. Pas përfundimit të procesit të votimit, nisi edhe procesi i numërimit i cili ende nuk ka përfunduar.

Të shumta kanë qenë thirrjet e liderëve për të ruajtur qetësinë dhe të mos humbasë vlera e asnjë vote.

Në disa vende ka përfunduar procesi i numërimit, mëngjesi i kësaj të marte ka nisur me një ndryshim sa i përket mandateve nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Lexo edhe: Rekord fletësh të pavlefshme në zgjedhje

Sipas të dhënave të KQZ-së deri më tani janë numëruar rreth 90 % e votave në rang kombëtar dhe PS ndodhet në nivelin e 73 mandateve ndërsa PD 59 mandate.

Por ajo çfarë ka rënë në sy në këto zgjedhje është se deri më tani janë shënuar rekord votash të pavlefshme, kryesisht 43 566 flëtë votimi të hedhura në kuti janë shpallur të pavlefshme, rekord ky nëse do ta krahasonim me zgjedhjet e vitit 2017.

Ndërsa ishe i ftuat në studion e ABC, Adri Nurellari tha se gjasat janë që votat të bëhen të pavlefshme duke u dëmtuar në proces e sipër.

Gjatë bashkëbisedimit “ABC” për procesin e votimit, të numërimit si edhe të rezultatit të deritanishëm, Nurellari tha se për këtë numër të lartë votash që kanë rezultuar të pavlefshme duhet bërë një analizë josipërfaqësore, ndërsa u shpreh pesimist nëse do të arrijë dikush ta bëjë diçka të tillë.

“Gjasat më të mëdha janë që të bëhen të pavlefshme duke u dëmtuar në proces e sipër. Duhet një analizë shumë e sofistikuar dhe nuk besoj se do të ketë vullnet”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Enkel Demi, Adri Nurellari u shpreh se në Shqipëri gjatë kohës së ka pushtetet ka edhe mundësi për klientelizëm, shantazhe dhe aftësia për të prodhuar pushtet është shumë më e lartë.

“Ne jemi mjaftuar duke hamendësuar se dy mandate janë mjaftueshëm. Por nëse shohim, në SHBA ka një lloj konsesusi ku pushteti garanton pushtetin. Në Shqipëri gjatë kohës në pushtet ka mundësi për klientelizëm, afera apo edhe shantazhe dhe them që mundësia për të prodhuar pushtet është më i madh në Shqipëri”, u shpreh Nurellari./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!