Digjen 5 hektarë tokë në Baban të Devollit, zjarri dyshohet i qëllimshëm

schedule11:16 - 25 Shtator, 2022

schedule 11:16 - 25 Shtator, 2022

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarësh të mbjellë me frutikulturë dhe bazë ushqimore për blegtorinë në fshatin Baban të bashkisë Devoll.

Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të vënë nën kontroll të 5 vatrat e zjarrit, të cilat rrezikonin të përhapeshin edhe në pemëtoret e tjera.

Dëmet që shkaktoi zjarri janë të konsiderueshme.

Sakaq, policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!