Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dietat, rrezik për aneminë/ Rriten rastet në Shqipëri, mjekët: gratë, më të prekurat

schedule15:05 - 28 Shtator, 2025

schedule 15:05 - 28 Shtator, 2025

SHQIPËRI– Në vend, numri i të prekurve nga anemia,  gjithnjë e më shumë po vjen në rritje. Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga UNICEF, 1 në 4 gra në Shqipëri, të moshës 15 deri në 49 vjeçe, janë anemike, si pasojë e mungesës së hekurit.

Sipas mjekëve fëmijët e vegjël dhe nënat e reja, janë më të riskuara për tu prekur nga anemia, e cila manifestohet me dhimbje koke, lodhje të pajustifikuar apo humbje të përqendrimit.

“Këtë e vëmë re tek fëmijët e vegjël, vajzat e nënat e reja, tek gratë që kanë aktivitet intensiv, dhe për shkak të ciklit menstrual të rregullit, ku humbasin gjak, kjo gjë i amenizon. Te meshkujt anemia është më e ulët, dhe ndodh për shkak të kufizimit të marrjes së lëndëve ushqyese të domosdoshme gjatë vakteve. Anemia, shfaqet me simptomat si pafuqi për të lëvizur, vrapuar apo për tu përqendruar”.



Mjekja hematologe në QSUT, Manika Kreka, ngrenë shqetësimin e mbajtjes së dietës te vajzat në moshë të adoleshencës, pasi kufizimi i ushqimeve rrit shanset e anemisë.  Trajtimi i anemisë bëhet nëpërmjet mjekimit nga specialistët e shëndetit, por, rol kyç luan ushqyerja e shëndetshme, si produktet e pasur me hekur.

“Vëmë re tek vajzat e shkollës që priren për dieta, duke lënë lëndët e nevojshme për hemoglobinën, kufizohen në ushqime që nuk janë të shëndetshme, nuk marrin mishin, u duket si armik… peshku, perimet dhe agrumet, farat në dietën e përditëshme”

Për të matur sasin e hekurit, mjafton një analizë e thjeshtë gjaku, ndaj mjekët apelojnë për të mos neglizhuar asnjë simptomë.

“Individi, qoftë fëmijë apo i rritur, pa dallim gjinie, duhet që të paktën një herë në vit të ekzaminohen me një analizë të thjeshtë që është hemograma, ose siç njihet ndryshe analizë e gjakut kompletë. Sepse ajo sugjeron për shumë gjëra, jo vetëm për aneminë. Kryerja e check up njëherë në vit”.

Sipas të dhënave globale, mesatarja e grave me anemi është 31%, teksa në Europën Qendrore dhe Lindore kjo mesatare shkon në 21%. Vendi ynë nuk është i vetmi në botë, që ka pësuar rritje të personave me anemi, pasi e njëjta ka ndodhur edhe me Malin e Zi, Maqedoni të Veriut, Kroacinë, Italinë, Greqinë apo  Francën./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!