Në ABC News ka vijuar emisioni i përjavshëm i sondazheve me çështjet që shqetësojnë më shumë shqiptarët, duke u kthyer kështu në zërin e tyre.
Janë 1187 banorë që i janë nënshtruar anketës, përmes një linku dërguar atyre me SMS në mënyrë proporcionale në territorin e të gjitha bashkive, me një marzh të gabimit statistikor: plus/minus 2.9%.
Ministrja më e vecantë e kabinetit, Diella, e mori detyrën e saj me shumë bujë jo vetëm në klasën politike, por edhe në qytetarët e thjeshtë.
Pyetjes “A mendoni se Diella do ndikojë në uljen e korrupsionit?” të anketuarit iu përgjigjën me 53. 2 për qind po, 30.4 për qind e tyre jo dhe të dyjzuar ishin 16.4 për qind e të anketuarve. / abcnews.al /

